Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë një mesazh në rrjetin social twitter në të cilin thekson se tashmë marrëveshja e 5 qershorit është një ligj ndërsa ka përshëndetur rimbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar ndryshime të tjera.
“Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”, shkruan Kim.
Ditën e sotme në Kuvend me 99 vota pro është votuar ndryshimi i Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5-qershorit. Reagime të shumta pati nga komuniteti ndërkombëtar. Bashkimi Evropian, SHBA, OSBE e mbështetën marrëveshjen duke vënë theksin tek dialogu mes palëve për të diskutuar çështjet e tjera që lidhen me Reformën Zgjedhore./abcnews.al