Varhelyi: Përshëndes ndryshimet e Kodit Zgjedhor, palët të vazhdojnë diskutimet dhe të mos dalin nga shinat

schedule16:25 - 23 Korrik, 2020

schedule 16:25 - 23 Korrik, 2020

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit për të cilat palët politike kanë rënë dakord.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Varhelyi shkruan se Shqipëria ka përmbushur një kusht kryesor të Këshillit Europian ndërsa ka inkurajuar palët politike që të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që rezultatet e marrëveshjes të mos shmangen.

“Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo përmbush një kusht kyc të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për cdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat”, shkruan Vahelyi./abcnews.al