COVID-19 ka shkaktuar presion psikologjik te gazetarët

schedule15:34 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:34 - 23 Korrik, 2020

Raportimi mbi pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët  sipas rezultateve  të një studimi mbi gjendjen aktuale të mirëqenies emocionale të gazetarëve.

Studimi tregon se  raportimi i lajmeve për Covid-19, ka shkaktuar te gazetarët stres, ankth dhe depresion, madje kjo ka ndodhur edhe me gazetarët me përvojë të gjatë pune. Studimi përfshiu 73 gazetarë  të cilët u pyetën rreth punës së tyre dhe gjendjes emocionale. Anketa me gazetarët u zhvillua në qershor 2020, periudhë ku pothuajse të gjitha vendet u prekën nga Covid-19.

Të gjithë gazetarët e marrë në pyetje kanë punuar me histori që lidhen direkt me pandeminë. Rezultatet paraprake të studimit tregojnë se rreth 70% e gazetarëve vuajnë nga disa nivele shqetësimesh psikologjike, konkretisht 26% kanë ankth klinik i shoqëruar me simptoma shqetësimi, pagjumësie, lodhje dhe përqendrim i dobët.

Rreth 11% të gazetarëve të pyetur shfaqën simptomat e stresit post-traumatik që përfshin kujtime të një ngjarjeje traumatike të lidhur me Covid-19, ndjenjë faji, frikë, tmerr, turp, zemërim etj.

Rezultatet paraprake të këtij studimi tregojnë se gazetarët punojnë në një presion shumë të lartë në mënyrë që mediat dhe të tjerët të dinë si t’i përgjigjen problemeve që ne kemi identifikuar.

Vetëm 4 përqind e të anketuarve ishin gazetarë të specializuar për shëndetin, por tani 74 përqind kanë deklaruar se raportojnë për çështje që lidhen me pandeminë.

Në shumë vende gazetarët thonë se kanë frikë se nuk janë në gjendje të bëjnë punën e tyre si duhet, në mungesë të një informacioni të besueshëm. Një i anketuar deklaroi: «Jam më i stresuar sepse nuk jam në gjendje ta mbuloj përhapjen e koronavirusit në vendin tim siç kanë bërë vendet e tjera në perëndim.

Modelet e punës gjithashtu kanë ndryshuar. Gjashtëdhjetë përqind raportojnë se punojnë orë më të tej zgjatura që nga pandemia. Mosha mesatare e të anketuarve është 41 vjeç. 55 përqind  kanë fëmijë dhe 58 përqind janë gra.

Analizat paraprake sugjerojnë se shqetësimi psikologjik lidhet ndjeshëm me mungesën e këshillimit, kështu që ata gazetarë që nuk morën këshillim që nga fillimi i pandemisë vuajnë më tepër pasojat psikologjike.

“Këto janë rezultatet paraprake dhe puna vazhdon. Arsyet dhe zgjidhjet e mundshme do të diskutohen në analizat e mëvonshme dhe në botimet vijuese”- thonë studiuesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!