KLGJ hap procedurat: Ja 6 pozicionet e punës që i janë ofruar Ardian Dvoranit

schedule15:27 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:27 - 23 Korrik, 2020

Nga Glidona Daci

Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e të Enjtes të zhvilluar online shqyrtoi kërkesën e ish-drejtuesit të gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, për pozicionet të lira në gjykata e Apelit.

Pas diskutimeve të zhvilluara nga anëtarët e këshillit nëse, emri i Dvoranit do të përfshihej tek vakancat  para 11 qershorit apo pas kësaj date.

Në përfundim KLGJ vendosi që ti lërë kohën deri më 28 korrik, për të zgjedhur njërin nga pozicionet e lira në  shkallët e dyta të gjyqësorit. Qeveria e gjyqtarëve i ka vënë në dispozicion Dvoranit 6 vende, në gjykatën e Apelit të Tiranës,  Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, dhe  Administrativen.

Ish-drejtuesi I KED do të vendos vet se në cilën nga këto institucione dëshiron që të ushtroj detyr 137n. Ardian Dvorani u pezullua nga ushtrimit I detyrës, pasi kishte 6 vite që I kishte mbaruar mandati në Gjykatën e  Lartë. Ai pretendonte se duhet të largohet nga gjykata supreme në momentin që do të emërohej anëtari i 4 nga radhët e juristëve të Spikatur.

Mbajtja e pozicioni si kreut i KED-së i ka shkaktuar Dvoranit përplasje me presidentin e Republikës, për arse të emërimeve në gjykatën kushtetuese. Ky debat ka përfunduar në duart e prokurorëve te SPAK, pasi Presidenti Meta e ka akuzuar Ardian Dvoranin për dy vepra penale” Shpërdorim Detyre dhe Përvetësim të Titujve shtetërorë”.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:

Gjykata e Apelit Tiranë,

Gjykata,

Gjykata e Apelit,

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit Shkodër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!