Infektohen me koronavirus 7 fëmijë në një kamp në Zvicër, karantinohen 200 të tjerë

schedule14:47 - 23 Korrik, 2020

schedule 14:47 - 23 Korrik, 2020

Në një kamp rinor në Graubünden, shtatë fëmijë janë infektuar me koronavirus.  Disa nga pjesëmarrësit e këtij kampi ishin zhvendosur në një kamp tjetër, pushimesh,  fundjavën e kaluar, përpara se të shfaqnin simptoma, sipas departamentit të Shëndetësisë.

Aktualisht  200 persona janë karantinuar  dhe dy prej tyre ndodhen në spital. Rreth 100 persona kanë qenë pjesë e kampit – kryesisht fëmijë të moshave 9 deri 13 vjeç që jetojnë në Graubünden si dhe disa mbikëqyrës.

Departamenti i shëndetësisë Graubünden ka marrë masa mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Zvicra ka shënuar rreth 33.500 të prekur me koronavirus dhe pothuajse 2,000 viktima. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!