Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të enjte në fjalën e tij në kuvend, se vota pro e mazhorancës për marrëveshjen e 5 qershorit është për Partinë Demokratike dhe në favor të saj.
Shefi i qeverisë është shprehur se PS nga ky proces mund të kishte marrë më shumë duke shfrytëzuar rrethanat por nuk e ka bërë këtë gjë.
Gjithashtu kryeministri Rama ka deklaruar se butonin do e shtypë sot për Lulzim Bashën.
Rama i vendosur: Me 30 korrik miratohet hapja e listave
“Investohem në këshillin politik për ta ngritur në nivelin më të lartë diskutimin. Do thonë po mirë ju ca do merrnit ju ndryshe? Ne mund të merrnim,dhe kollaj nga Myslymi, bonusin për partinë e parë në këmbim të dhënies përgjigje pozitive të kerkësave tuaja. Nuk e kërkuam këtë gjë sepse do të ishte fyerje e madhe dhe shfrytëzim i rrethanave të parlamentit, të përkohshme sepse e dimë që PD ka një pjesë të rëndësishme të elektoratit. Me ligj e me kushtetutë e kishim bërë. Ne donim depolitizimin. Kjo e sotmja është votë për PD. Unë sot do e shtyp butonin këtu për Lulzim Bashën. Deputetët e PS këtu do e shtypin butonin për ata që mungojnë”, tha Rama
Edi Rama është shprehur i qartë dhe i prerë se për hapjen e listave nuk vendosin ndërkombëtarët, por vetë shqiptarët.
Ndër të tjera shefi i qeverisë ka theksuar se problemi i vetëm i tyre është heqja e koalicioneve, por ne nuk duam që ti ndajmë le të rrinë sëbashku.
“Pretendojne se këshilli politik nuk e ka mbaruar punën ka edhe disa gjëra të tjera themi dakord hajdeni të diskutojmë se çfarë janë këto gjëra të tjera dhe se kemi këtë për të diskutuar me ju dhe këtë nuk e ndryshojmë dot por e votojmë ose jo në 30 korrik.
Ka gjëra për tu diskutuar se thonë se do të ndalohen koalicionet, se kanë hallin se mos i ndajmë me zor, ne nuk duam ti ndajmë duam që ato të dy të rritë bashkë, nuk është më e mira për vendit dhe për Socialistët të cilët do të shkojnë për të votuar për SHPK-në me në krye PD-në nëse këto do u japin demokratët këtë gjë të ngrohur është puna e tyre. Por formula e mënyrës se si partitë futen bashkë në zgjedhje do të ndryshojë. Formula e koalicioneve që kemi ne nuk ekziston nuk gjendet në asnjë vend. Një koalicion ku jemi bashkë dhe veç, jemi parti më vete dhe një listë të përbashkët nuk ekziston është një prodhim vendas në lidhje me këtë. Kur e pyet palën tjetër se u ekziston një gjë e tillë në një libër thonë”, ka thënë Rama./abcnews.al