Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Dy vite pa shënuar, Tirana gjen në Danimarkë një gjigant për sulmin

schedule13:17 - 23 Korrik, 2020

schedule 13:17 - 23 Korrik, 2020

Tirana kërkon një sulmues dhe në skenë ka dalë një emër i njohur, i cili është aktivizuar edhe me Shqipërinë U21. Bëhet fjalë për Albion Avdijajn, i cili më parë ka luajtur edhe me moshat e Zvicrës, por zgjodhi  më pas ngjyrat kuqezi.

Karriera e tij nuk ka shkuar në bazë të pritshmërive dhe tani përflitet se ka nënshkruar për  Tiranën. Avdijaj eksperiencën e fundit e ka Viborg në Danimarkë. Asnjë gol në gjashtë ndeshje, ndërkohë që vetëm një ndeshje e ka nisur si titullar.

Këtë sezon e kishte nisur me Grasshopper, ndërsa golin e fundit e ka realizuar në tetor të vitit 2018, kur ishte pjesë e Debrecen në Hungari. Avdijaj ka luajtur në elitën e futbollit zviceran edhe me Vaduz, por nuk ka spikatur si një golashënues.



Sezonin më të mirë e ka në vitin 2015, kur ishte pjesë e Wolfsburg II dhe shënonte 11 gola në ligën e katërt në Gjermani. Një vit më parë ai i është propozuar klubit të Kukësit, që nuk është bindur dhe tani duket se do të luajë për herë të parë në Superiore me Tiranën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!