Në 24 orët e ditës, të gjithë mundohemi të bëjmë sa më shumë gjëra njëherazi. Duke qenë se rutina e ditës na përfshin, harrojmë edhe të kontrollojmë vetveten në shumë raste. Për të na ardhur në ndihmë të gjithëve, Bright Side tregon nëntë zakone, të cilat do të ishte më mirë që të liheshin në të kaluarën. Por një mundësi e mirë është se çdo zakon i keq mund të zëvendësohet me një të shëndetshëm, prandaj jemi të gjithë në kohë.
Mos i vendosni këmbët në kroskotin e makinës.
Ky pozicion është shumë i rrezikshëm. Mbajtja e këmbëve lart në nivelin e fytyrës do të thotë që fytyra juaj do të godasë gjunjët nëse makina papritmas frenon ose ndalon.
Përplasja mund të çojë në thyerje të eshtrave dhe një periudhë jashtëzakonisht të gjatë dhe të vështirë rimëkëmbjeje.
Mos i varni peshqirët e lagur dhe mos e mblidhni perden e dushit në njërën anë.
Bakteret lehtësisht mund të shumohen në rrudhat e lagura të peshqirit dhe myku mund të rritet në pëlhurat e dushit të mbledhur.
Mos pini kafe me stomakun bosh.
Nëse pini kafe me stomakun bosh, kjo mund t’ju shkaktojë probleme urthi dhe tretjeje. Kur ju jeni të uritur dhe mendoni për ushqimin, stomaku juaj fillon të lëshojë acidin gastrik. Kur pini kafe, ajo ka të njëjtin efekt në stomakun tuaj. Kjo çon në lirimin e shumë acidi gastrik që mund të dëmtojë shtresën e brendshme të stomakut.
Specialistët rekomandojnë të pinë kafe vetëm pasi të hani mëngjes ose në mes të ditës.
Mos hani kokoshka.
Dentistët thonë se kokoshka mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Grimcat e vogla të kokoshkave mbërthen mes dhëmbëve dhe janë shumë të vështira të hiqen, madje edhe me kujdes të rregullt.
Mos e lini një shishe uji në makinë.
Problemi është se uji në shishe vepron si një lente dhe nëse rrezet e diellit arrijnë aty, veçanërisht nëse shishja është në një sipërfaqe të errët, ajo mund të shkaktojë një zjarr.
Mos i shtypni puçrrat.
Kur ju shtypni një puçërr, anët e pores dëmtohen. Si rezultat, ajo bëhet edhe më e prekshme ndaj baktereve. Përveç kësaj, kur shtypni puçrrën, ju rrezikoni të infektoheni në qoftë se duart tuaja janë të pista.
Mos i bëni foto gjithçkaje me telefonin tuaj.
Të përpjekurit të kapni gjithçka në foto, do t’ju bëjë të humbisni shumë detaje të rëndësishme. Problemi është se kur bëni një foto, vëmendja juaj përqendrohet në vetë foton në vend të asaj që po bëni. Si rezultat, do të keni një foto ose një video të paharrueshme, por përshtypjet e vërteta do të jenë mjaft të zbehta.
Mos merrni vitamina me suplemente biologjikisht aktive.
Nëse keni një dietë të ekuilibruar, është e pakuptimtë që ju të merrni edhe vitamina pasi që tashmë po e merrni sasinë e nevojshme të tyre nga ushqimi juaj. Aditivët biologjikisht aktivë përdoren si burim i substancave aktive nëse trupit tuaj i mungojnë.
Mos e vendosni një telefon që po karikohet nën jastëk.
Nëse telefoni që po karikohet është nën jastëkun tuaj, rrezikoni të lëndoheni. Përkundër faktit se modelet e reja të telefonave celularë janë përmirësuar, ende ekzistojnë telefona që mund të rrisin ndjeshëm temperaturën e përgjithshme.
/abcnews.al