Basha: Është koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, i shërben paqes së rajonit

schedule09:04 - 23 Korrik, 2020

schedule 09:04 - 23 Korrik, 2020

Kreu i PD Lulzim Basha ka kujtuar 10 vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Basha thotë se tashmë është koha për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë pasi kjo i shpërben qytetarëve të dy vendeve.

“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

 Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë &, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, shkruan Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!