Është mbyllur sfida mes Kastriotit dhe Apolonisë, finalja e madhe e Kategorisë së Parë. Fituesi i këtij trofeu, do të marrë 30 milion lekë. Ka qenë pikërisht Apolonia që ka triumfuar, me rezultatin 1-2.
Ishin krutanët ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të Ajazit në minutën e 40-të. Por avantazhi zgjati vetëm tre minuta për Kastriotin, pasi Apolonia barazoi gjithçka.
Mihana në të 43-ën barazoi për ekipin fierak dhe vendosi rezultatin e pjesës së parë në 1-1. Në pjesën e dytë, u shënua vetëm një gol… Ose më saktë, një autogol. Ajazi në të 67-ën është lojtari i pafat dhe Apolonia, u shpall kampione e Kategorisë së Parë./abcnews.al
Kategoria e Parë, finale
Kastrioti – Apolonia 1-2
Ajazi 40’ / Mihana 43’, Ajazi (ag) 67’

