Rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

schedule15:20 - 22 Korrik, 2020

schedule 15:20 - 22 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit në Brazil  janë regjistruar 1.367 viktima. Ministria e Shëndetësisë në Brazil njoftoi se po ashtu janë konfirmuar nj numër i lartë i rasteve të reja, me 41.008 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin në total në 2.159.654 .

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1.465.970.

Një numër të lartë të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka regjistruar edhe Meksika. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 915 viktima.

Ndërkohë deri më tani në Meksikë janë shëruar 227.165 persona të prekur me COVID-19.

Sakaq në Indi janë konfirmuar 648 viktima në 24 orët fundit.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 753.050 persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!