Deputetja Rudina Hajdari është përballur ditën e sotme me një gjest shumë emocionues. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka treguar se një zonjë që shet lule çdo ditë në zonën e Bllokut, i ka dhuruar dy trëndafila.
Hajdari thekson që ky gjest e ka lënë pa fjalë, pasi simbolizon mirësinë dhe dashurinë që ndjejmë për njëri-tjetrin.
“Sot, një zonjë e nderuar që shet lule çdo ditë në zonën e bllokut, më dhuroi lule. Një xhest kaq i bukur që më la pa fjalë. Faleminderit për këto dy lule, që mbajnë era mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin”, shkruan deputetja, teksa shihet që lulet i ka vendosur tek zyra e saj.
Kujtojmë që Hajdari pritet pasditen e sotme të jetë pjesëmarrëse në mbledhjen e paralajmëruar nga Damian Gjiknuri me Këshillin Politik./abcnews.al