Infeksionet e veshit janë të shpeshta dhe më së shumti i hasim në moshat pediatrike (fëmijët). Infeksionet e veshit, ato të formës së lehtë, në përgjithësi nuk zgjasin më shumë se 3 ditë dhe në të tilla raste nuk është e domosdoshme të drejtoheni te mjeku.
Si të kuptoni nëse keni Infeksion të veshit?
✔Dhimbje në brendësi të veshit / Temperaturë e lartë mbi 38C /Debulesë /Vështirësi në dëgjim/Sekrecione që rrjedhin nga veshi/Kruajtje dhe acarim në zonën rreth veshit
Ndërsa te fëmijët dhe foshnjet Infeksionet e veshit shoqërohen me simptoma të tipit:
✔Tërheqin ose fërkojnë veshin /Nuk reagojnë ndaj tingujve të ndryshëm/Shfaqin shenja nervozizmi
Si të trajtoni vetë Infeksionet e veshit?
Lehëtsoni dhimbjet apo shqetësimet që vijnë nga Infeksioni në vesh duke:
✔Përdorur qetësues kundër dhimbjes si paracetamol ose ibuprofen (fëmijët nën moshën 16 vjec nuk duhet të marrin aspirinë)
✔Vendosni mbi vesh një rrobë të ngrohtë ose të ftohtë
✔Largoni sekrecionet që rrjedhin nga veshi duke përdorur një copë të pambuktë ose të leshtë
Kontaktoni me mjekun specialist në rast se fëmija juaj ka simptoma të tipit:
✔Temperaturë shumë të lartë /Dhimbje veshi që zgjat më shumë se 3 ditë/Enjtje në zonën përreth veshit/Lëngje në formë sekrecionesh që rrjedhin nga veshi/Humbje të dëgjimit apo ndryshime në dëgjim
Infeksionet e brendshme të veshit
Duke qenë se zakonisht infeksionet e veshit tentojnë të zhduken vetë dhe në të tilla raste nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve.
Antibiotikët rekomandohen të përdoren vetëm nëse:
❗Infeksioni zgjat më shumë se 3 ditë /Ju ose fëmija juaj keni sekrecione që rrjedhin nga veshi/Ju ose fëmija juaj vuani nga ndonjë sëmundje si fibroza cistike/Nëse fëmija është nën 2 vjeç dhe infeksioni ka prekur të dy veshët
Infeksionet e jashtme të veshit
Për këto Infeksione mjeku specialist rekomandon trajtimin me :
✔Antibiotikë me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin bakterial
✔Antifugal (antimyk) me pika në vesh – për të trajtuar infeksionin fungal (mykun)
✔Antibiotikë me tableta nga goja – në rastet kur kemi infeksion bakterial të rëndë./abcnews.al