Universal Eye Hospital feston 1 Vjetorin!

schedule13:31 - 22 Korrik, 2020

schedule 13:31 - 22 Korrik, 2020

Spitali Amerikan ka kënaqësinë të njoftojë përfundimin e suksesshëm të vitit të parë të funksionimit të spitalit të tij lider në fushën e kujdesit të syve “Universal Eye Hospital”, në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë.

Më 17 Qershor 2019, UEH ka nisur shërbimet e tij dhe gjatë këtij viti më shumë 35.000 pacientëve na kanë besuar sytë e tyre. Spitali Universal i Syrit është i pajisur me pajisjet më të fundit bashkëkohore për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve të syrit. Infrastruktura në UEH është e pakonkurueshme në të gjithë rajonin e Ballkanit përfshirë vendet fqinje.

Ekipi i mjekëve drejtohet nga kirurgu i mirënjohur indian i syve Dr. Nishant Taneja, i cili është drejtor dhe themelues i Universal Eye Hospital. Ai është kirurgu kryesor i segmentit të pasëm të syve në Shqipëri që nga viti 2009.

Departamenti i kornesë dhe kirurgjisë refractive drejtohet nga Dr. Nadon Qafa, i cili është kirurgu më me përvojë në metodat LASIK, Femto LASIK dhe phakic IOL në vend.

Universal Eye Hospital ofron shërbime për:

  • Kirurgjinë e kataraktit (perdes).
  • Kirurgjinë e glaukomës.
  • Menaxhimin e sëmundjeve pediatrike të syrit.
  • Menaxhimin e plotë dhe me një ndalesë të vetme të rasteve të komplikuara të traumës okulare.
  • Retinopatinë e prematurit – depistimi dhe menaxhimi i plotë.
  • Elektrofiziologjinë e syrit (VEP / ERG / EOG) – i vetmi vend në rajon.
  • Eleminimin e syzeve: ne ofrojmë Femto LASIK, ndërrimin e lentes kristaline, IOL fakike (ICL, Artiflex) dhe implantimin e lenteve multifokale për korrigjimin e presbiopisë (nevojës së syzeve për të lexuar afër), duke ofruar zgjidhje për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
  • Trajtimin e keratokonusit (Kroslinku i kornesë me Riboflavin / lentet e kontaktit të forta / INTACS – unazat korneale).
  • Transplantimin e kornesë (duke përfshirë të gjitha shtresat e kornesë).
  • Trajtimin e retinopatisë diabetike me injeksione intravitreale, lazer dhe kirurgji vitreo-retinale.
  • Menaxhimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën.
  • Dakryocistitin dhe bllokimin e kanalit të lotit.
  • Kirurgjinë Vitreo-retinale për shkolitjen e retinës / Hemorragjinë vitreale.

UEH siguron një zgjidhje të lehtë, të përballueshme dhe efikase për problemet më rutinë të syrit si syzet / trajtimi i infeksioneve të syrit, lentet e kontaktit etj.

Në të njëjtën kohë, Universal Eye Hospital është i pajisur plotësisht për të trajtuar sëmundjet më të rralla dhe të komplikuara të syrit.

Që nga fillimi i operacioneve në Qershor 2019, kemi kënaqësinë të pohojmë se kemi realizuar me sukses:

  • 540 operacione katarakti.
  • Më shumë se 250 procedura të komplikuara të kirurgjisë vitreo-retinale.
  • Më shumë se 250 lazer me metodën Femto LASIK për heqjen e syzeve.
  • 25 raste transplanti të kornesë.
  • 24 Dacryo-cysto-rhinostomi me intubacion silikoni.
  • 102 operacione të glukomës.
  • 15 Katarakta kongenitale për foshnje.
  • UEH raporton me krenari se brenda vitit të parë të fillimit të klinikës ROP, rreth 100 fëmijë të parakohshëm u ekzaminuan për ndonjë shenjë të Retinopatisë së prematurit.
  • Në vitin e fundit, Dr Taneja kreu injeksione Intravitreale Anti VEGF për 5 foshnje, kirurgji me fotokoagulim me lazer për 9 foshnje dhe kirurgji Vitreo-retinale për 2 foshnje.
  • Më shumë se 600 injeksione intravitreale për diabetikë, trombozë të enëve retinale dhe AMD.

Ne jemi të inkurajuar nga rezultatet e vitit të parë, por kemi shumë synime dhe objektiva për të arritur në vitet e ardhshme.

Spitali Universal i Syrit synon të jetë Instituti Kryesor i Trajnimit Oftalmik në Shqipëri si në aspektin klinik ashtu edhe për jo klinik, duke ndihmuar në këtë mënyrë rritjen e kujdesit ndaj syve në Shqipëri.

Ne synojmë që në muajt e ardhshëm të hapim spitalin e syve me lehtësira dhe shërbim të ngjashëm edhe në Kosovë. Urojmë të fillojmë onkologjinë okulare dhe subspecialitetin e okuloplastikës për të trajtuar pacientët me retinoblastoma, melanoma koroidale, etj.

Është ëndrra jonë të ndihmojmë anëtarët e privuar të shoqërisë me vizita falas të syve dhe operacione të subvencionuara të syrit. Ne planifikojmë të fillojmë edhe depistimin falas për diabetikët dhe ekzaminim falas në shkollë për gabime refraktive në popullatën e re.

Për më shumë informacion apo vizitë kontaktoni +355 692199839 ose +355675030017

Universal Eye Hospital e gjeni pranë Spitalit Amerikan 3.

Universal Eye Hospital “Sjellim dritën në sytë Tuaj!/abcnews.al