“Pakt–vrasësi’’, Bylykbashi: Vetëm Rama mund të bëjë një marrëveshje për të prishur një tjetër

schedule23:02 - 21 Korrik, 2020

schedule 23:02 - 21 Korrik, 2020

Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik ka deklaruar se me Marrëveshjen e arritur ditën e sotme me Opozitën Parlamentare, Rama ka prishur atë të 5 qershorit.

Sipas Bylybashit, Rama e deklaroi se marrëveshjen e 5 qershorit do ta griste dhe këtë e bëri sot me marrëveshjen e re që, sipas tij është “karagjozate”.

Bylykbashi kujton se si sot 4 vite më parë u miratuan ndryshimet në Kushtetutë për Reformën Zgjedhore “që menjëherë pas miratimit të saj u shkel nga Rama.”

Postimi i plotë:

Pakt-vrasesi

Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.

Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen) /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!