Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri është tërhequr nga firma për ndryshimet kushtetuese.
Jashtë dyerve të Kuvendit, Jenisheri sulmoi Këshillin Politik duke deklaruar se ata nuk mund të vendosin për fatin e Kushtetutës.
Me tërheqjen e firmës se tij kërkesa e opozitës parlamentare per ndryshimet kushtetuese mbetet me 27 firma, nga 28 që duhen.
Mirëpo pas tërheqjes së firmës së Jenisherit, këtij dokumenti i janë shtuar tre firma të tjera, nga radhët e deputeteve të opozitës parlamentare.
Ata janë: Alban Zeneli, Korab Lita dhe Ralf Gjoni.
Me firmosjen e këtyre 3 deputetëve tashmë kërkesa për ndryshimet kushtetuese ka 30 firma./abcnews.al