Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, ditën e sotme kanë zhvilluar një konferencë online, me kryetarët e bashkisë Mirditë dhe Kavajë pasi ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama është shprehur se qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD.
Ndërsa, Ahmetaj tha se 1,208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.
“Shumë premtime janë të prekshme. Dua ta them se është një premtim i mbajtur dhe janë grand kesh qeveria po transferon me këto programe 80 milionë dollarë. Sot kanë 10 715 kontrata të nënshkruara nga kryetarët e Bashkisë. Kemi 143 shkolla që janë në proces ndërtimi,” tha Ahmetaj.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/316335956209142/

