Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 163 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin në total 9.412
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 4.940, prej të cilëve 61 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive 4.040.


