Drejtuesit e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje historike për paketën financiare ekonomike, pas një takimi i cili zgjati pothuajse pesë ditë .
Marrëveshja u konsiderua një akt i paprecedent solidariteti, në pothuajse këto shtatë dekada të integrimit evropian.
Charles Michel kryetari i Samitit e konsideroi marrëveshjen një moment të rëndësishëm për Evropën.
Po ashtu kthesa e Gjermanisë që kaloi nga kampi i kursimtarëve drejt konceptit të propozuar nga presidenti francez, Macron për një politikë të përbashkët buxhetore dhe të sovranitetit financiar e bëri të mundur këtë hap të duhur historik.
Pasojat e pandemisë i detyrojnë 27 vendet anëtare në një bashkëpunim, që ato e mendonin të pamundur më parë.
Drejtuesit shpresojnë që fondi i rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh (857.33 miliardë dollarë) dhe buxheti i tij i lidhur me 1.1 trilion euro 2021-2027 do të ndihmojnë në riparimin e recesionit më të thellë të kontinentit që nga Lufta e Dytë Botërore pas shpërthimit të koronavirusit i cili bllokoi ekonominë.