Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi në Serbi, 10 të vdekur dhe 359 raste të reja

schedule14:05 - 21 Korrik, 2020

schedule 14:05 - 21 Korrik, 2020

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 10 persona nga Covid-19. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 359 raste të reja me të infektuar.

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, kanë bërë të ditur se 8.349 persona janë testuar, kurse 190 janë në respiratorë.

Drejtori i Klinikës Infektive në Beograd, Goran Stefanoviç, ka deklaruar sot se në këtë repart kryejnë mbi 200 kontrolle brenda ditës dhe se gjysma prej tyre kërkojnë mjekim klinik.



Në anën tjetër është bërë e ditur se mbi 550 infermierë janë prekur COVID-19. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!