Mbyllen hetimet për vdekjen e Prince

schedule13:20 - 20 Prill, 2018

schedule 13:20 - 20 Prill, 2018

Prokuroria amerikane në Minesota ka dalë në përfundimin se nuk ka asnjë përgjegjës për vdekjen e këngëtarit Prince. Pas mbylljes së hetimeve shkaku zyrtar i vdekjes së tij është mbidozë aksidentale qetësuesish.

Asnjë nuk është përgjegjës i vdekjes së Prince, vendimi u bë zyrtar nga prokurori i kontesë së Karver në Minesota pas mbylljes së hetimeve për vdekjen e këngëtarit në 21 Prill të 2016. Sipas gjykatësit bëhet fjalë për një mbidozë aksidentale dhe nuk ka asnjë provë për të gjetur se kush ia ka dhënë artistit ilaçet me Fentanil një qetësues më i fortë se morfina, por që etiketohen si Vikodinë.

Kur Prince ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare, fansat dhe kolegët u shokuan pasi e mbanin mend këngëtarin si një model i shëndetit të mirë që pinte shumë rrallë alkool dhe ndiqte një dietë vegjetariane. Prince gjithashtu laronte nga studio e tij muzikore artistët që drogoheshin. Por ylli i muzikës pop vuante nga dhimbje të forta si pasojë e një operacioni në shpinë

Për sa i përket Majkëll Shulenberg, mjekut që i kishte dhënë ilaçet Prince, duke i dhënë një recetë, ai pranoi të paguajë 30 mijë dollarë qeverisë federale dhe t’i nënshtrohet kontrollit për drogë, duke lejuar policinë të shohë dhe regjistrat e recetave që u jep pacientëve, por sipas prokurorit nuk ka asnjë provë që ai t’i ketë dhënë këngëtarit fentanil./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!