Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai është takuar me kreun e qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti, ku u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Hoti foli për prioritetet e qeverisë së Kosovës, duke theksuar menaxhimin e pandemisë Covid 19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.
Ditën e djeshme Hoti priti në takim edhe kreun e PD Lulzim Basha i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Kosovë./abcnews.al