Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur Miriam Cani ka nisur pushimet me familjen e saj.
Ajo poston herë pas here foto në rrjetet sociale, të cilat marrin shumë komente pozitive nga ndjekësit.
Pak më parë, Miriami ka publikuar një foto, ku shihet e ulur poshtë një peme, në një kopsht të gjelbëruar si në përralla, teksa mban në prehër të voglin e saj Duam dhe përkëdhel vajzën Amelinë.
“Parajsa ime”, shkruan këngëtarja krah imazhit të ëmbël.
Kujtojmë që gjashtë ditë më parë, Duami festoi 6-mujorin e ardhjes në jetë dhe në familjen Skënderaj ishte një lumturi e madhe./abcnews.al