Temperaturat e larta të verës i bëjnë këto ditë edhe më të nxehta, prandaj sugjerimi i parë që rekomandohet është dushi.
Por të gjithë janë në dilemë se sa herë në ditë duhet të bëjnë dush.
Dermatologët këshillojnë që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë. Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur.
Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit.
Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën.
Sipas Agroweb, dermatologët thonë se duhet të tregoni kujdes me lëkurën, duke zgjedhur ujin e vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës. Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin.
Gjithashtu duhet të tregoni kujdes me peshqirin, pasi nuk duhet ta fërkoni lëkurën me ashpërsi sepse mund ta dëmtoni. Sakaq, dermatologët shprehen se ju duhet të shmangni leckat e lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit sepse ato prishin mikrobiomën e lëkurës./abcnews.al