Starova: Halili ka ndryshuar për mirë, ja si Tirana u shpall kampion!

schedule23:12 - 20 Korrik, 2020

schedule 23:12 - 20 Korrik, 2020

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar si gjithmonë në Pressing, në ABC News. Bobi e nisi fjalën e tij duke komplimentuar ekipin kampion të Shqipërisë, Tiranën: “Pritej nga dita në ditë që Tirana të shpallej kampion.

Dy javë para përfundimit, me meritë e fitoi. E fitoi kampionatin në një vit të veccantë, që e fitoi për 100 vjetor. Komplimente presidentit Halili, drejtorit Laccit, Egbos dhe lojtarëve. Iu uroj suksese dhe për të ardhmen.

Skuadra që është kampione sot, ka pasur skuadër shumë të mirë edhe kur ra nga kategoria. Kampionati ka qenë shumë i ngushtë, nuk ka pasur diferenca të mëdha. Atëherë, çfarë ndryshoi? Vetë presidenti Halili ka ndryshuar. Si çdo president tjetër në Shqipëri, jemi mësuar që të shoqërohen me 4-5 veta gjatë gjithë vitit. Dashje pa dashje, në momente emocionale, mund të ndikojnë negativisht ose pozitivisht.

Përveç grupit të tij, rëndësi shumë të madhe ka edhe drejtimi: Menaxheri, drejtori sportiv, të cilët mund të kenë dalë “pole-position” me shoqërinë e ngushtë të zotit Halili. Kjo skuadër, nga ana teknike, trashëgoi mungesën në fazë difensive. Çfarë ndodhi për mirë? Halili nuk e kurseu xhepin dhe ndërhyri në merkato kur Partizani ishte në drejtim tjetër, kundërshtar kishte vetëm Laçin për lojtarët më të mirë në Superiore”, tha Starova./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!