Studimi: Çereku i britanikëve mund të refuzojë që të vaksinohet kundër Covid-19

schedule15:54 - 20 Korrik, 2020

schedule 15:54 - 20 Korrik, 2020

Autoritetet në Britaninë e Madhe mund të gjenden përballë situatave të pakëndshme për të vaksinuar çerekun e qytetarëve me vaksinën anti-Covid-19. Sipas një studimi të ri, në total 27 për qind e personave të pyetur nëse do ta pranonin vaksinën për Covid-19, kanë dhënë përgjigje negative.

Studimi, i bërë nga agjencia e kërkimit ORB International i pyeti britanikët nëse binin dakord me deklaratën pasuese: “Unë nuk do të doja që të vaksinohesha me vaksinën e Koronavirusit nëse një vaksinë e cilësisë e lartë do të ishte e disponushme.”

Të paktën 13 për qind e atyre që u përgjigjën thanë “jo” ndërsa 14 për qind të tjerë shtuan se nuk ishin të sigurt nëse donin që të vaksinoheshin.

Profesori Paul Hunter u shpreh për mediat:

“Të dhënat që sugjerojnë se shumë njerëz mund ta refuzojnë vaksinën janë shumë shqetësuese dhe në fakt shumë egoiste. Nëse kemi gati një vaksinë efektive, dhe pothuajse të gjithë e bëjnë, gjatë natës të gjitha kufizimet mund të hiqen dhe jeta mund t’i kthehet normalitetit. Ka shumë keqinformim në internet..”

Po ashtu, në studim u vu re se 16 për qind e grave nuk pranuan që ta bënin vaksinën në krahasim me 12 për qind të meshkujve që refuzuan.

Në total, të gjithë ata që u shprehën se do ta refuzonin vaksinën ishin mes moshës 25-34 vjeç. Vetëm 9 për qind e personave mbi 65-vjeç u shprehën se mund ta refuzonin vaksinën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!