Një 46-vjeçar, pronar i mjeteve të rënda është proceduar penalisht nga Policia e Lushnjes, pasi gërryenin shtratin e lumit Seman.
Në bashkëpunim me IKMT, Policia e Lushnjes ka vendosur masën administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen kryer.
Rasti është evidentuar ditën e djeshme. Dy fadromat përdoreshin për të nxjerrë inerte nga lumi Seman, në fshatin Murriz- Kozare të Lushnjes.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Lushnjë/Informacion
Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i krimeve mjedisore.
Gërryen shtratin e lumit Seman me 2 fadroma, procedohet penalisht pronari i mjeteve të rënda.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me IKMT dega Lushnjë, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Murriz-Kozare, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerrë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Seman.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht pronarin e mjeteve, shtetasin Sh. G., 46 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.
Gjithashtu, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.