Dy persona janë ekstraduar ng Belgjika dhe një tjetër nga Italia. Mësohet se nga Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.
Ky i fundit është dënuar me 25 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 2004.
Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat.
Njoftimi i plotë:
Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ekstradohet nga Belgjika një shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Gjithashtu ekstradohen nga Belgjika dhe Italia 2 shtetas, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit për veprat penale që kanë kryer.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Belgjikën u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Gjon Menga, 56 vjeç, lindur në Mamurras, Kurbin.
Shtetasi Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në vitin 2004, ka vrarë me armë zjarri shtetasin L. S. dhe ka plagosur katër persona të tjerë.
Po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 19 muaj e 4 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja e armëve të ftohta”.
Gjithashtu, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Manol Begaj alias Martin Begaj, 41 vjeç, lindur në Samatice, Berat. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për lirimin me kusht të këtij shtetasi, duke urdhëruar vuajtjen e dënimit të mbetur, 1 vit, 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale ”Vrasja me paramendim”. Shtetasi Menol Begaj ka vrarë me armë zjarri në qytetin e Beratit, shtetasin B. C.
/abcnews.al