Politikani serb, pa kaluar 24 orë nga dhunimi i pronarit të klinikës, sulmon avokatin e tij

schedule12:32 - 20 Korrik, 2020

schedule 12:32 - 20 Korrik, 2020

Politikani serb Çedomir Jovanoviç, pa kaluar 24 orë nga ngjarja e një dite më parë ku ka dhunuar me reket tenisi pronarin e një klinike në qendër të Beogradit, është filmuar duke sulmuar përfaqësuesin ligjor të klinikës për rehabilitim “Fizio”.

Lideri i LDP-së, ka dhunuar avokatin Dejan Dubajiçin, të cilin e sulmoi para syve të bashkëshortes së politikanit serb, Jelena Jovanoviq, e cila mundohej ta ndalte partnerin që të mos ketë pasoja më të mëdha.

Është interesant se disa orë më herët ishte raportuar se Jovanoviq kishte rrahur me reket tenisi pronarin e klinikës me inicialet Zh.I. të cilit sipas avokatit të tij i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Në anën tjetër, Jovanoviç ka mohuar çfarëdo sulmi mbi avokatin Dubajiç, e për ta qartësuar situatën në vend të ngjarjes kanë dalë policia./abcnews.al