Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 18 vjet burg për tentativë vrasje

schedule18:52 - 19 Prill, 2018

schedule 18:52 - 19 Prill, 2018

Një 56 vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi është dënuar me 18 vite burg për tentatvë vrasje dhe armëbajtje pa leje. Ai është  Hashim Isufi nga Dibra, i cili në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj të Tiranës, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë, duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Njoftimi i Policisë

Rinas – Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar në kërkim ndërkombëtar :

– Hashim Isufi, 56 vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje”  e parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!