Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk janë duke zhvilluar dialog teknik.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook shprehet se Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog vetëm për marrëveshjen finale dhe njohjen reciproke
“Nuk ka dialog teknik.
Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti.