Një lajm i mirë vjen nga arena e muzikës ndërkombëtare.
ABC dhe Dick Clark Productions kanë njoftuar se pavarësisht situatës së krijuar nga Covid-19, do të mbahet edicioni i sivjetshëm i American Music Awards (AMA).
Sipas Variety, në njoftimin e tyre është bërë e ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore do të fillojë më 22 nëntor 2020.
Njëherësh është konfirmuar edhe data e publikimit të listës së nominimeve që do të ndodhë në muajin tetor të këtij viti.
Në vitin e kaluar të American Music Awards triumfoi Taylor Swift me gjashtë çmime (29 në total gjatë karrierës) duke tejkaluar edhe rekordin e Michael Jackson (i cili kishte fituar 24 çmime gjatë karrierës). /abcnews.al