Sarri: Po shikojmë ndeshje të çuditshme, Lazio na ka bërë të vuajmë

schedule17:40 - 19 Korrik, 2020

schedule 17:40 - 19 Korrik, 2020

Juventusi ka fituar vetëm dy pikë në tre ndeshjet e fundit, aty ku ka pësuar plot 9 gola! Shumë për një skuadër si bardhezinjtë, ndërsa nesër (21:45) përballen në shtëpi kundër Lazios, që nuk është më ekipi që shkëlqente përpara pandemisë.

Maurizio Sarri ka prekur disa tema në konferencën për shtyp, aty ku shpjegon momentin e vështirë, vlerëson kundërshtarët (bardhekaltrit e kanë mposhtur dy herë Juven këtë sezon) dhe nuk e kursen batutën kur pyetet rreth së ardhmes së tij.

KUNDËRSHTARI – “Lazio ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe ka treguar se është një skuadër e madhe. Kemi vuajtur këtë sezon kundër tyre. Ata janë një skuadër e forta, na kanë bërë të vuajmë dhe do e kemi shumë të vështirë”.

SULMI – “Kemi shënuar rreth 20-21 gola në 6-7 ndeshjet e fundit, kështu që shënimi i golit nuk është aspak problem për ne. Duhet të jemi solidë dhe të tregojmë vazhdimësi gjatë ndeshjes. Duhet të kuptojmë nëse realitet është fakti që kemi pësuar zero gola në pesë ndeshjes apo që kemi pësuar 9 gola në tre ndeshjet e fundit”.

SITUATA – “Kemi marrë dy pikë në tre ndeshjet e fundit, sepse jemi përballur me skuadra në formë të mirë fizike, e kanë treguar me rezultatet që kanë marrë. Po shikojmë ndeshje të çuditshme dhe nuk janë të pakta. Po shihja Serie B dy ditë më parë. Dy ndeshje ishin 2-0 rreth 25 minuta përpara fundit dhe përfunduan me rezultatin 2-4! Të gjithë po vuajnë, është anormale situata në të cilën po luajmë. Çdokush vuan këtë moment kur përballet me Atalantën ose Sassuolon”.

E ARDHMJA – “Keni pyetur ndonjëherë ndonjë pilot të Formula 1 nëse ka frikë nga shpejtësia? Kjo është pjesë e punës tonë, gjërat shkojnë mirë kur fiton dhe përkeqësohen kur nuk ia del. E ardhmja ime është dita e nesërme: duhet ta kemi mendjen te ndeshja e radhës në këto momente, gjithçka tjetër është pasojë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!