Gjatë 24 orëve të fundit ministria e Shëndetësisë njoftoi 82 raste të reja me koronavirus. Vihet re se numri i testimeve (381) është më i vogël krahasuar me ditët e tjera, megjithatë sërish numri i rasteve pozitivë është i lartë.
Fatkeqësisht një 69-vjeçare nga Shkodra e humbi betejën me Covid-19, pasi ishte në gjendje të rëndë te Infektivi.
Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spital është rritur me 13 gjatë 24 orëve të fundit.
LEXO EDHE: Ulet numri i testimeve por shifrat sërish të larta, 82 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Numri në total i personave të prekur nga koronavirusi në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4090, ndërsa 2311 persona janë shëruar.
Fatkeqësisht Covid-19 ka marrë jetën e 112 personave në vend. Numrin më të lartë të viktimave dhe të prekurve vijon ta ketë Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20
/abcnews.al


