Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Humb jetën një grua nga koronavirusi te Infektivi

schedule16:02 - 19 Korrik, 2020

schedule 16:02 - 19 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një viktimë gjatë 24 orëve të fundit. Një 69-vjeçare nga Shkodra nuk ka arritur të fitojë betejën me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 381 testime, prej të cilëve kanë rezultuar 82 pozitive. Ndërkohë që është shënuar edhe një rritje e shtrimeve në dy spitalet Covid ku po trajtohen 123 paciente.



LEXO EDHE: Ulet numri i testimeve por shifrat sërish të larta, 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!