Ndërgjegjësohen qytetarët, vetëm një gjobë nga 900 kontrolle për maska në ambiente të mbyllura

schedule12:58 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 19 Korrik, 2020

ISHSH ka gjobitur ka 4 biznese për shkak se kanë shkelur protokollin anti-covid, nga inspektimet që janë kryer në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve për të mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, duke qenë se nga 900 kontrolle të kryera është vendosur vetëm një gjobë.

“Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës anti-covid, realizoi mbi 900 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj Covid-19 në 24 orët e fundit.
Janë vendosur 5 masa administrative

▪4 masa administrative me gjobë në bar kafe/ restorant, market;
▪1 masë me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Respekto rregullat”, thuhet në njoftimin e MSH./abcnews.al

https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/photos/pcb.2906149466162778/2906149099496148/?type=3&theater