Këngëtari i shumë pëlqyer nga vajzat, Butrint Imeri dallohet për pasionin ndaj tatuazheve.
Së fundmi, ai ka vendosur të realizojë një të ri dhe këtë moment e ka ndarë me fansat në InstaStory.
Butrinti ka publikuar një foto nga studio e tatuazheve, ku tregohet se ka kërkuar të realizojë imazhin e një luani të vogël me kurorë në kokë.
Nuk dihet saktësisht domethënia e tatuazhit, por me siguri lidhet me vetë këngëtarin. Pasi Butrinti është vetëm 24-vjeç dhe po korr shumë sukses të madh në muzikë.
Ai ka shumë hite dhe një numër të lartë të fansave nga të gjitha trevat shqiptare./abcnews.al