Mario Gotze i dha fund aventurës me Dortmund dhe është lojtar i lirë prej datës 1 korrik. Lojtari që vendosi finalen e Botërorit të vitit 2014 dhe i dhuroi trofeun e madh Gjermanisë me golin e shënuar ndaj Argjentinës së Messit, është drejt kalimit në La Liga.
Interesim ka edhe nga Serie A, por SportBild raporton se 28-vjeçarin po e kërkon me ngulm Sevilla. Andaluzianët besojnë se do ia dalin ta rikthejnë në formë fantazistin gjerman dhe kanë nisur negociatat me agjentin e tij.
Por, kujdes nga Monaco. Drejtimin e klubit nga Principata pritet ta marrë Niko Kovac. Ish-trajneri i Bayernit e pëlqen shumë Goetze dhe ky i fundit do të jetë kërkesa e parë që do t’i bëjë drejtuesve të klubit të ri. /abcnews.al