Zinedine Zidane ia doli të shpallte Real Madrid kampion Spanjë dhe fitoi titullin e 11-të si trajneri i skuadrës spanjolle. Nesër zhvillohet ndeshja e fundit e La Ligas për këtë sezon, me “Los Blancos” që do të përballen jashtë fushe kundër Leganes (21:00).
Trajneri francez është ndalur tek e ardhmja në konferencën për shtyp. Kontrata me klubin iberik i përfundon qershorin e vitit 2022, por së ardhmes nuk i dihet kurrë, edhe pse Zidane po argëtohet në stolin e Real Madrid.
“Do të bisedoj me drejtuesit rreth vitit të ardhshëm në fund të këtij sezoni. Të shohim se çfarë do të ndodhë në Champions League dhe më pas do të ulemi e të analizojmë gjithçka për sezonin e ardhshëm. Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë në futboll.
Kam një kontratë deri në vitin 2022 me Realin, jam shumë i qetë, por gjërat në futboll ndryshojnë nga dita në ditë. Po zbavitem këtu dhe nuk e di edhe për sa kohë do të vazhdoj“, deklaron Zidane. /abcnews.al