Pak ditë më parë në qytetin e Sarandës, u përurua obelisku kushtuar Bilal Xhaferrit, shkrimtari i talentuar i vieteve 60, që diktatura komuniste e përndoqi dhe e dënoi me harresë, derisa ai vendosi të braktisë atdheun.
Pasi mbeti jetim pa nënë , sistemi komunist i vrau edhe të atin.
Motra e tij Antika, rrëfen vuajtjet e fëmijërisë në varfëri e të përndjekur nga regjimi.
Më pas dosja e përndjekjes nga sigurimi i shtetit na njeh me detaje të rëndësishme të jetës së Bilal Xhaferrit, kritikën e tij ndaj romanit të shkrimtarit Ismail Kadare dhe çfarë e pasoi përplasjen në lidhjen e shkrimtarëve.
Disa dorëshkrime mjaft iteresante të Bilal Xhaferri, publikohen për herë të parë nga gazetarja Luljeta Progni në emisionin “Vetting” në Abc News: