Pas shumë spekulimeve se është rikthyer në krahët e ish-partnerit të saj, Tristan Thompson ka reaguar dhe Khloe Kardashian. Mediat e huaja kanë cituar burime pranë tyre, të ciët janë shprehur se çifti i ka dhënë një tjetër mundësi njëri-tjetrit.
“Tristan po punon shumë për tu afruar me Khloe dhe ka qenë një baba i shkëlqyer për True,”, tha një burim për revistën ‘People’. Mirëpo, së fundmi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ka hedhur poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk janë në një lidhje.
Khloe është shprehur se ndihet e lumtur që ka lejuar basketbollistin të qëndrojë me të për t’u kujdesur për vajzën e tyre dy vjeçare gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

“Vetëm sepse njerëzit nuk janë bashkë nuk do të thotë që duhet të jesh i pasjellshëm ose t’i mbash ata jashtë jetës tuaj.”, tha Khloe. Kujtojmë që Khloe i dha fund lidhjes me basketbollistin pasi ky i fundit u fotografua së bashku me mikeshën e Kylie Jenner, Jordyn Woods. /abcnews.al


