Ministria e Shëndetësisë Oferta Manastirliu ka publikuar pamje nga brenda spitalit Infektiv.
Pamjet janë të rënda, ndërsa Manastirliu i shoqëron me mesazhin: Mos rrezikoni jetën!
Në video shihen momentet kur mjekë dhe infermierë vrapojnë në korridoret e Infektivit, ndërsa pacientët përballen me vështirësi në frymëmarrje.
Në video shfaqen duke rënkuar disa pacientë të intubuar dhe me maska oksigjeni.
“Më çpojnë kockat… oh moj nënë!”, dëgjohet të thotë një e moshuar e cila rënkon.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka bërë apel për respektimin e masave anti-Covid, siç janë ruajtja e distancës, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës vetjake. /abcnews.al