Barcelona u mposht nga Osasuna dhe pa Realin e Madridit të festonte titullin kampion. Katalanasit kanë zhvilluar një sezon të dobët dhe këtë e pranojnë vetë futbollistët, madje edhe ylli i tyre Lionel Messi.
“Loja jonë nuk ishte mjaftueshëm e mirë për të fituar La Liga. E kam thënë, nëse luajmë në të nëjjtën mënyrë, atëherë rrezikojmë të na mundë edhe Napoli. Kështu që as Champions League nuk mund ta fitojmë”, tha mes të tjerash për Movistar argjentinasi.
Trajneri Quique Setien, pas ndeshjes me Osasuna la të hapur mundësinë e largimit. “Nuk e di a do të jem në stol kundër Napolit”, tha trajneri, ndërkohë që mediat në Spanjë raportojnë se drejtuesit kanë zhvilluar dhe një takim dhe kanë vendosur që të vazhdojnë t’i besojnë Setien për momentin. /abcnews.al