Kliford është një nga qentë e policisë së Kilit të cilët janë trajnuar për të identifikuar personat e infektuar me koronavirus. Deri tani detyra e tyre ishte zbulimi i substancave të paligjshme, eksplozivë apo të gjenin personat e zhdukur nisur nga aroma e veshjeve të tyre.
Tashmë hundët e tyre janë riprogramuar për të identifikuar praninë e mundshme të virusit duke nuhatur kampionët e djersës së marrë nga njerëz të cilët janë infektuar me Covid-19. Programi i trajnimit të policisë, pas projekteve të ngjashme në vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, është një bashkëpunim i agjentëve të policisë me specialistët e universitetit katolik të Kikit.
Qentë – tre golden retriever dhe një labrador janë të moshës nga katër deri në pesë vjeç. Profesori i epidemologjisë veterinare në universitetin katolik shpjegoi për mediat se virusi nuk ka aromë, por infeksioni shkakton ndryshime metabolike, të cilat lëshojnë një lloj të vecantë djerse. Dhe është pikërisht kjo ajo që zbulojnë qentë.
Testet në Europë dhe Dubai kanë treguar një sukses prej 95 për qind në identifikimin e rasteve me Covid-19 nga ana e qenve. Qentë kanë 330 milion receptorë nuhatjeje dhe aftësinë për të zbuluar aromat 50 herë më shumë se qeniet njerëzore. Ata mund të nuhasin 250 persona në orë pa i ngatërruar njëri me tjetrin./abcnews.al