Pesë persona kanë humbur jetën dhe 164 raste të reja me Covid janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, Kumanovë-12, Dibër-18, Shtip-17, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-6, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-9, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Shën Nikollë-23, Kërçova-6, Resnje-1.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pesë pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Ndërkohë gjatë orëve të fundit fatmirësisht është bërë i mundur shërimi i 74 pacientëve duke e çuar në 4676 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 406pacientë dhe janë konfirmuar të infektuar 8786 qytetarë./abcnews.al

