Starova: Teuta ka grintë dhe traditë, Tirana favorite në finalen e Kupës

schedule22:44 - 16 Korrik, 2020

schedule 22:44 - 16 Korrik, 2020

Sulejman Starova, pjesë e pandarë e familjes Pressing në ABC News, e nisi fjalën e tij duke komplimentuar dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë, Tiranën dhe Teutën.

“Komplimente Tiranës që është pranë dopietës. Komplimente stafit teknik dhe lojtarëve. Edhe Teuta meriton komplimente, ka arritur në finale dhe kjo është gjë e madhe. Tirana është kritikuar dhe do të vazhdojë të kritikohet për shkak se neglizhoi në ndeshjen e parë kundër Bylisit.

Asnjeri nuk besonte se Tirana do të eliminohej pas rezultatin 2-1, të gjithë besonin se do të arrinte në finale. Gojët kanë folur për probleme të tjera, por gjithsesi Tirana i meriton komplimentet për finalen.

Teuta pas 13 vitesh arrin në finalen e Kupës së Shqipërisë, ka fanellë në këtë kompeticion, e ka fituar dhe Kupën. Do të jetë një finale që ia vlen për t’u parë. Tirana duket favorite, por Teuta ka grintën dhe traditën”, u shpreh Starova./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!