Manchester ia ka dalë të gjejë golin e avantazhit përballë Crystal Palace në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Fitorja e sotme jashtë fushe është detyrim për ekipin e Solskjaer, që po garon për një vend në katërshen e parë.
Marcus Rashford është autori i golit, i 17-ti në Premier League për këtë sezon. Sulmuesi anglez mori një top nga Bruno Fernandes, veproi bukur duke shmangur disa lojtarë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Avantazh shumë i rëndësishëm për ekipin mik, që barazon me pikë Leicester City në vendin e katërt, kundërshtar ndaj të cilit do të luajë një “finale” në ndeshjen e fundit të kampionatit (26 korrik). /abcnews.al