Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshimet se vrasja e dyfishtë e ndodhur në Laç ku u ekzekutuan Bujar Lika dhe Paulin Gjergji nuk ka qenë e rastësishme.
Hoxha tha se pas Eduart Lamajt të arrestuar si autor të vrasjes, fshihen disa porositës që ende nuk janë identifikuar.
“Ngjarja e Laçit vazhdon të jetë një ngjarje në hetim i rëndësishëm. Ka të tjerë në kërkim. Ende nuk janë identifikuar porositësit. Është një ngjarje që është bërë me porosi. Autorët kanë hyrë në këtë histori për tjetër kënd”, tha Artan Hoxha.
Ai foli edhe për hetimet për disa ngjarje të tjera të bujshme në vend, si vrasja e Biberajt në Tropojë si dhe pengmarrja dhe më pas zhdukja e Jan Prengës.
“Vrasja e Biberajt në Tropojë, hetimet janë sabotuar. Edhe ajo është ngjarje me porosi. Ngjarje e Rrëshenit, ka dyshime që vrasësi ka ardhur nga jashtë por ka dyshime që janë forca komando në Shqipëri.
Te Jan Prenga, prokuroria po kërkon të djegë kohën e vet”, tha Artan Hoxha./abcnews.al