Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë ndër shumë figura të njohura amerikane të cilëve u hakeruan llogaritë në Twitter, në një mashtrim me Bitcoin.
Llogaritë zyrtare të Barack Obama, Joe Biden dhe Kanye West gjithashtu kërkuan dhurime në cryptocurrency.
Twitter tha se ishte një sulm “i koordinuar” që synonte punonjësit e tij “me qasje në sistemet dhe mjetet e brendshme”.
“Ne e dimë se hakerat e përdorën këtë qasje për të marrë nën kontroll shumë llogari të dukshme dhe Tweeter në emër të tyre,” tha kompania.
“Ditë e vështirë për ne në Twitter. Të gjithë ndjehemi të tmerruar nga kjo që ndodhi”, tha shefi ekzekutiv i Twitter Jack Dorsey.
Nuk dihet ende shkaku i sulmit , por qëllimi i pazakontë i tij sugjeron se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Ekspertët u befasuan nga shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.
Të dhënat e disponueshme publike tregojnë se hakerat kanë arritur të sigurojnë tashmë më shumë se 100 mijë dollarë në monedha dixhitale. /abcnews.al