Reperja amerikane Megan Thee Stallion ka thënë se është e lumtur që është gjallë pasi u qëllua me armë. Megjithatë, këngëtarja ka dhënë pak detaje për dëmtimet e saj ose si ndodhi ngjarja.
Megan tha që ajo “pësoi plagë me armë zjarri” të Dielën, ndërsa është duke marrë mjekim.
Në një video të publikuar duket që nga këmba e saj del gjak, pasi policia ndaloi një makinë brenda së cilës ndodhej edhe reperi Tory Lanez.
Ai u akuzua më vonë se mbante një armë të fshehur. Policia tha se një person kishte pësuar “një dëmtim në këmbë”.
“Të Dielën në mëngjes, pata plagë me armë zjarri, si rezultat i një krimi që u krye kundër meje dhe u bë me qëllimin të më dëmtonte fizikisht. Asnjëherë nuk u arrestova, policët më çuan në spital, ku iu nënshtrova operacionit për të hequr plumbat. Jam tepër mirënjohës që jam gjallë dhe se pritet të bëj një rikuperim të plotë, por ishte e rëndësishme për mua të sqaroja detajet në lidhje me këtë natë traumatike”, ka thënë ajo.
Reperja me origjinë nga Teksasi, emri i vërtetë i të cilës është Megan Pete, kryesoi në muzikën amerikane në maj me Savage, kënga, e cila u bë virale në TikTok.
Megan u emërua gjithashtu artistja më e mirë femër hip-hop në BET Awards muajin e kaluar, duke kaluar Cardi B, Nicki Minaj dhe Lizzo. /abcnews.al